24.05.2019

“Parku i lojërave” nga Noizy dhe Ghali publikohet në disa platforma muzikore

21 Shtator 2018

Noizy është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

Ditë më parë, ai paralajmëroi se shumë shpejt po vjen diçka e re në bashkëpunim me Ghalin, shkruan lajmi.net.

Tashmë kënga me titull “Parku i lojërave” është publikuar në disa platforma muzikore, e këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Noizy.

Ky projekt mund të dëgjohet në “Apple Music”, “iTunes” dhe “Spotify”, ndërsa pritet që së shpejti të jetë i qasshëm edhe në tjerat platforma.

Për ndryshe, reperi ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja para festave të fundvitit./Lajmi.net/