24.05.2019

“Në Kosovë, Ritën e pëlqejnë më shumë se Dua Lipën”, habit reagimi i kësaj të fundit

21 Shtator 2018

Shumë herë është komentuar raporti mes Rita Orës dhe Dua Lipës.

Madje, edhe në një artikull të publikuar nga prestigjiozja “The Sun” është analizuar çështja e marrëdhënieve të ftohura mes Ritës dhe Duas, shkruan lajmi.net.

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një të ashtuquajtur “poll”,  për të parë përgjigjet e qytetarëve rreth asaj se kë e pëlqejnë më shumë qytetarët mes dy artisteve të njohura.

Qytetarët me votat e tyre vendosën se duan më shumë Rita Orën sesa Dua Lipën, e kjo e fundit e indinjuar nga kjo ka marrë një vendim të papritur.

Ajo ka reaguar duke e larguar Adriatikun nga lista e personave që ndiqte në llogarinë twitter, e këtë gjë e tregoi vetë Adriatiku.

“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën!

Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.

Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter.

Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’! 😊”, ka shkruar ai./Lajmi.net/