22.10.2017

Lady Gaga e merr seriozisht aktrimin

21 Prill 2017

Lady Gaga tregon se kur e merr seriozisht diçka i përkushtohet asaj në maksimum. E tillë ishte edhe puthja me Bradley Cooper në sheshxhirimet e filmit “A star is born”.

Këngëtarja e ka rolin e parë si aktore në këtë riprodhim të muzikalit të famshëm dhe mjaftojnë imazhet e shpërndara nga puthja pasionante për të provuar se ajo është një aktore e lindur.

Në film, Bradley luan rolin e një personazhi të alkoolizuar, që ndihmon personazhin e Lady Gaga që të gjejë rrugën e famës dhe pasurisë.

“A star is born” është gjithashtu edhe debutimi i Cooper si regjisor. Ky i fundit, muajin e kaluar u bë për herë të parë baba pas lindjes së fëmijës që ka me Irina Shayk.