25.09.2018

Kylie Jenner bën daljen e parë publike pas lindjes, befason me linjat

12 Shkurt 2018

Ylli televiziv Kylie Jenner këto ditë ka “pushtuar” titujte medieve rozë.

Ajo u bë nënë pasi kishte mbajtur shtatzëninë të fshehur gjatë nëntë muajve, shkruan lajmi.net.

Kylie ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Stormi, ndërsa fotografia e saj u bë më e pëlqyera në Instagram.

DailyMail ka publikuar fotografitë e para të Kylie Jenner pas lindjes, ajo ka befasuar të gjithë me linjat.

Edhe pse nuk ka shumë ditë që ka sjellë në jetë vajzën, ajo dukej për mrekulli dhe si edhe më parë linjat i kishte në top-formë. /Lajmi.net/