16.01.2018

Ky është komenti që Bebe Rexha i la Jennifer Lopezit

13 Janar 2018

Është 48 vjeçe, por që të gjithë ia kanë lakmi për format trupore.

Aktorja dhe këngëtarja, Jennifer Lopez vazhdon të jetë në mesin e femrave më atraktive në planet, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e një kohë është në lidhje me Alex Rodriguez, lidhje kjo e cila deri tani po funksionon mirë.

Në llogarinë e saj në Instagram, JLo ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet e veshur me të zeza, veshje kjo që theksonte linjat e këngëtares.

“Mahnitëse”, është mbishkrimi që këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha i la asaj. /Lajmi.net/