20.09.2017

Kush është i dashuri i ri i Taylor Swift

17 Maj 2017

Pavarësisht dëshirës së tyre që lidhja të mbetet e fshehtë, Joe Alwyn tashmë ka zënë faqet e para të mediave rozë se është lidhur me Taylor Swift.

Këngëtarja ka qëndruar në heshtje pas romancës së shkurtër me Tom Hiddleston në shtator të vitit të kaluar. Por tashmë 27-vjeçarja thotë se prej disa muajsh është lidhur me Joe.

Por kush është britaniku që ka rrëmbyer zemrën e një prej femrave më të fuqishme në botë?

Joseph Matthew Alwyn, i njohur shumë mirë si Joe, është një talent i ri në Londër. 26-vjeçari ka lindur në Londër, sipas një biografie të shkurtër në IMDB.

Ai është diplomuar në National Youth Theatre para se të studionte në Universitetin e Bristol, dhe London’s Royal Central School of Speech and Drama.

CV-ja e tij nuk përfshin shumë tituj filmash, vetëm tre, por ka punuar me disa prej emrave të njohur të Hollivudit. Sipas The Sun’s Dan Wooton, 27 vjeçarja është lidhur prej disa muajsh me aktorin, i cili jeton ende me prindërit në kryeqytetin britanik.