21.10.2018

Konfirmohet: Dj Blunt theret me thikë sot në Prishtinë

8 Qershor 2018

Dj Blunt, shumë i njohur për publikun është therur me thikë sot në Prishtinë.

Këtë lajm e ka të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, duke potencuar se informata është marrë rreth orës 19:30, i cili më pastaj ka kërkuar edhe ndihmë mjekësor.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur në rrugën B në Prishtinë, kurse policia tashmë ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Dj Blunt, 37 vjeçar është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/