24.05.2019

Kjo është reperja e re shqiptare që pritet të shpërthejë në tregun muzikor

18 Prill 2019

Edhe një shqiptare pritet të hyjë në tregun tonë muzikor.

Bëhet fjalë për Rinesën, vajzën e cila po pëlqehet jashtëzakonisht në rrjete sociale, me video që po i bën teksa po bën rap.

Prive merr vesh se ajo do të menaxhohet nga Faton Shoshi dhe këtë e konfirmon akoma më shumë një koment i tij në njërën prej videove të cilën e ka postuar Rinesa që në Instagram njihet si Balkanest.

Përveç Fatonit, koment i la edhe Ledri Vula duke shkruar: “Kënga kur?”.

Rinesa akoma nuk ka debutuar tamam në tregun muzikor megjithatë kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.

Nëse nuk e dini, ajo ishte pjesë e një videoklipi të Alban Skenderajt, për këngën me titull “Lea”./Prive.al/