21.10.2018

Këpucët e famshme të Michael Jackson në ankand, kapin shifër të lartë

23 Prill 2018

Këpucët e zeza të Michael Jackson të cilat i kishte përdorur për lëvizjet e famshme "moonwalk", për herë të parë dalin në ankand.

Jackson i kishte mbathur për herë të parë kur performoi “Billie Jean” për “Motow 25” në 1983, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Këpucët e famshme do të vendosen në ankand më 26 maj, nnë GWS, pronarja e të cilit tha “Çdo gjë që lidhet me Michael Jackson është e jashtëzakonshme dhe të kesh diçka kaq historike si këpucët e Michael kur ai bëri lëzivjen e famshme ‘moonwalk’ është përtej speciales”.

Ajo tha se shtëpia e ankandit ka dhnë një vlerë për këpucët, e që është prej 10.000 dollarë.

“Këto këpucë janë në gjendje të mrekullueshme për moshën e tyre, me shenja të dukshme të përdorimit të shputës”, thuhet në përshkrimin e katalogut.

“Billie Jean” dhe albumi në të cilin u shfaq, “Thriller” i vitit 1982, e bëri Jackson artistin e parë që të ketë një album pop, R & B single dhe R & B në të njëjtën kohë.

Superylli vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare, pasi vuajti nga arresti kardiak në shtëpinë e tij pranë Los Anxhelosit./Lajmi.net/