24.09.2018

Këngëtarja e njohur mund sëmundjen e rëndë, i kthehet muzikës

7 Shtator 2018

Avril Lavigne thotë se kishte 'pranuar vdekjen' para këngës së re.

Këngëtarja thotë se ishte pajtuar për vdekjen derisa po shkruante singlin e saj të ri nga shtrati, në një prej momenteve më të frikshme të jetës së saj, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

33 vjeçarja ka vuajtur nga sëmundja “Lyme”, e cila i është ngjitur nga një infeksion në vitin 2014.

Simptomat e sëmundjes “Lyme” përfshijnë lodhjen dhe dhimbje koke, e përapur si sëmundje ngjitëse në Britani, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

“Kam vendosur të jem i sinqertë për luftën time, e hapur dhe më vullnetare se kurrë më parë”, shkruan ajo.

Në një letër të cilën ua dedikoi fansave, Avril tregon që pas luftës me sëmundjen është rikthyer në muzikë.

“Ndjeva sikur nuk mundem të marr frymë, nuk mund të flisja dhe nuk mund të lëvizja”, zbuloi ajo në fillim kur përballej me sëmundjen.

Ajo ka njoftuar që më 19 shtator do ta lansojë këngën “Head Above Water”, lajm ky që gëzoi shumë fansat e saj./Lajmi.net/