24.09.2018

"Kanagjegji", projekti i radhës i çiftit Besim Krasniqi e Kumrije Mustafa

17 Qershor 2018

Çifti i mrekullueshem Besim Krasniqi e Kumrije Mustafa nuk kanë të ndalur.

Pas shumë projekteve të suksesshme që lansuan kohët e fundit, ata nuk mjaftohen me kaq. Kjo dyshe e estradës sonë sapo ka dal edhe me projektin me të ri "Kanagjegji", projekt ky i cili prek thellësisht në shpirt cdo nënë shqiptare e cila e ka caktuar datën e martesës së vajzës!

"Kanagjegji" - përpos zërit të ëmbël të dy bylbylave, u realizua edhe nga  bashkëpunëtorët: Procent: Gertit GMBH, Muzika & teksti: Kreshnik Avdiu, Orkestrimi: Ardian Kastrati, xhirimet: Video Art.