18.12.2017

Joni prezanton të dashurën, vjen reagimi i Adea Pulës!!!

11 Tetor 2017

Djali i Ardit Gjebreas, Joni, na ka prezantuar me të dashurën e tij.

Bjondina e cila shihet përkrah tij në foton e realizuar në Hungari quhet Merlin dhe si duket ia ka rrëmbyer fort zemrën atij, shkruan lajmi.net.

Para publikimit të kësaj fotografie kanë qarkulluar shumë lajme për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares kosovare, Adea Pula e vizitet e shpeshta të tij në Kosovë i thellonin edhe më tepër dyshimet.

Dyshja sot e asaj dite nuk kanë pranuar të flasin për relacionin e tyre por ajo çfarë dihet është se kanë mbetur sërish miq.

Këtë e dëshmon reagimi i Adea-s e cila ua ka pëlqyer fotografinë e publikuar si çift. Përkrah foton ka pranuar pëlqime dhe komente edhe nga këngëtarë të tjerë të njohur të estradës./Lajmi.net/