13.12.2018

JLo rrëfen se si u ngacmua seksualisht nga regjisori

17 Mars 2018

Industria e muzikës muajt e fundit ka paraqitur shumë raste të ngacmimeve seksuale.

Ishte Jennfier Lopez ajo e cila së fundi  e cila për “Harper Bazaar” ka rrëfyer historinë e saj të ngacmimeve seksuale, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk kam qenë e abuzuar në mënyrën se si disa gra janë abuzuar, por a më ka thënë një regjisor që të heqë këmishën dhe të tregojë gjoksin tim?” Po, më ka thënë “i tha ajo revistës. “Por a e bëra këtë? Jo, nuk e kam bërë”, ka treguar këngëtarja.

Duke treguar se ka qenë e tmerruar nga ai rast, JLo thotë “Mbaj mend rrahjen e zemrës nga gjoksi im, duke menduar, Çfarë kam bërë? “.

Lopez është vetëm një nga shumë gra në Hollywood, të cilat kanë ndarë përvojat e tyre me ngacmimet seksuale në këtë industri./Lajmi.net/
\"\"