24.09.2017

Ja sa vite diferencë kanë Geti dhe Marina

12 Shtator 2017

Çifti i famshëm Marina & Geti ka kohë që bashkëjetojnë në Tiranë dhe tashmë dashurinë e tyre e kurorëzuan me martesë.

Dasma e tyre bëri bujë të madhe në media, ku u përcjell çdo detaj që nga ceremonia e betimit deri tek festa e vërtetë, shkruan Artistët Shqiptarë.

I zbuluam të gjitha por a e keni ditur sa vite kanë diferencë çifti mes vete?

Sipas një studimi, marëdhëniet ku mashkulli është më i madh në moshë se femra janë ato që dominojnë.

I tillë është edhe rasti i Getit dhe Marinës, të cilët kanë 8 vite diferencë mes vete.

Urojmë që çifti të plaken së bashku, pasi dashuria është ajo që ka më shumë rëndësi.