19.08.2018

Himni i Botërorit “Live it up” merr 4 milion klikime për një ditë

9 Qershor 2018

Dje është publikuar me videoklip kënga zyrtare e Botërorit \"Rusia 2018\".

“Live it up”, është projekti nga Nicky Jam, Will Smith dhe Era Istrefi që do të shoqërojë Kampionatin Botëror 2018, shkruan lajmi net.

Me një klip atraktiv dhe me shumëngjyrësh, kënga ka arritur të shikohet dhe dëgjohet aq shumë në Youtube, ku tashmë numëron 4 milion klikime për një ditë.

Paraqitja e ‘zjarrtë’ e Erës, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u komentuar vazhdimisht për pamjen dhe energjinë pozitive./Lajmi.net/