Harxhoi 30 mijë dollarë që të dukej si Michael Jackson (Foto)
26 Janar 2019Ikona e popit, Michael Jackson ishte një nga këngëtarët më të dashur në mbarë botën.Vdekja e Michael, hidhëroi shumë fansa të tij në mbarë botën.
Disa prej tyre megjithatë, kërkojnë ende ta mbajnë gjallë. Shumë fansa të tij në përpjekje për t’i ngjarë sa më shumë, i janë nënshtruar një sërë operacioneve.
Ai që ka arritur t’i afrohet më së shumti është Leo Blanco.Ky i fundit ka nisur ndërhyrjet plastike që në moshën 15-vjeçare.
Ai tashmë ka shpenzuar 30 mijë dollarë për 11 operacione plastike, vetëm me qëllimin për t’u dukur si ylli i popit.
Në një intervistë për “The mirror” ai është shprehur:”Midis gjërave që dua unë, gjërave që duan prindërit e mi dhe gjërave që mjekët janë të gatshëm të bëjnë, do ketë gjithmonë luftë”.
Mesa duket prindërit e tij nuk paskan qenë dakord, por dëshira e djalit dhe këmbëngulja e tij kanë bërë që të pranojnë realitetin.