17.11.2018

Grupi legjendar 'Metallica' pozon me flamurin shqiptar (Video)

13 Shkurt 2018

Të gjithë e njohin grupin legjendar ‘Metallica”, shumë prej jush mund të jenë edhe fansa të tyre.

Ajo çka po i çudit të gjithë është fakti që anëtarët e grupit po publikojnë shpesh foto ose video me flamurin shqiptar.

Para pak kohësh doli një foto e grupit me flamurin shqiptar. Foton e kishte marrë një fans i tyre, i cili ua kishte dhuruar flamurin dhe menjëherë e bëri virale.

Mbrëmjen e kaluar, grupi i njohur ka ekzaltuar fansat në një koncert në Itali. 

Në videot e postuara nga përgatitjet për koncert, duket pas shpinës së tyre flamuri shqiptar.

Lidhja e grupit të rrokut me Shqipërinë duket se është e madhe, pavarësisht se asnjëherë nuk kanë qenë për një koncert këtu.

Supozime janë ngritur për lidhjen e tyre me vendin tonë, ndoshta dikush prej stafit ka origjinën shqiptare./revistawho.com/