23.09.2018

Grupi i Ledrit, Shoshit dhe Gjikos: Është rren, s’jemi pajtuar me DJ Blunt dhe Real 1

24 Shkurt 2018

Grupi i Ledri Vulës, Faton Shoshit dhe reperit nga Peja Gjiko ka mohuar deklaratat e DJ Blunt se ka paqe mes tyre. Kanë thënë se nuk janë pajtuar pasi fyerjet dhe kërcënimet pa asnjë arsye kanë ardhur nga Blunt dhe Real 1. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet derisa sot pritet të gjithë të japin deklarata pse erdhi deri të zënka ndërmjet dy grupeve.

Anëtarë të Grupit të Ledri Vulës, Faton Shoshit dhe Gjikos kanë mohuar se janë pajtuar me grupin tjetër që i prinë DJ Blunt dhe Real1. Kanë thënë se një pajtim i tillë nuk ka ndodhur pasi DJ Blunt dhe Real 1 pa asnjë arsye kanë sharë dhe fyer grupin e tyre.

“Nuk jemi pajtuar. Është rren”, ka thënë njëri prej anëtarëve të grupit të Ledrit, për Express.

Ky reagim ka ardhur pasi DJ Blunt në një bisedë për Express tha se janë pajtuar me Faton Shoshin dhe Ledi Vulën por jo edhe me reperin pejan Gjiko.

Dj Blunt ka thënë se vetëm me Gjikon nuk janë pajtuar ndërsa me Ledri Vulën e Faton Shoshin po. Ka dhënë parashikime të këqija për reperin nga Peja. Ka thënë se karriera e tij do të shkojë teposhtë. Nuk ka sqaruar se për çka e ka fjalën derisa ka dhënë edhe cilësime se Gjiko është fals. Krejt këto komente, Dj Blunt i ka bërë një natë pasi pati kërcënime, sharje mes dy grupeve të këngëtarëve kosovarë.

“Na kena arrit paqe veç me do prej tyre, me Gjikon asnjëherë nuk kemi arrit paqe. Me Gjikon nuk kemi arrit paqe edhe ai ka me shku teposhte me karrierë. Ma shume s’kam çka me folë, për Ledrin respekt se është i Prishtinës edhe për Shoshin se i qituhit është, S'ka as ai neve çka na bon as na atina”, u përgjigj shkurtë Dj Blunt për Gazetën Express.

Ndërsa, për Gjikon thotë se është fals dhe paralajmëron se karriera e tij do të shkojë teposhtë.

“Ai është fake edhe pikë veç qikaq leja. Fake është ai”, thotë Blunt.

Përplasje ndërmjet këngëtarëve të estradës sonë ka pasur edhe më parë dhe të njëjtat kanë rezultuar me pajtim.