19.11.2017

Getoari i ‘frikësuar’ nga martesa, ja kë e pyeti “A është lehtë me kon i martum?”

13 Shtator 2017

Është martuar të dielen e kaluar por duket se edhe ai është i ‘frikësuar’ nga martesa.

Të paktën këtë përshtypje Getoar Selimi e ka krijuar nga një pyetje që i ka bërë themeluesit të Tingullit 3nt, Traklës, shkruan lajmi.net.

Ky i fundit në Facebook ka hedhur një fotografi ku shihet bashkë me Getoarin dhe ka zbuluar bisedën e bërë mes tyre.

“G: Traklaman, a osht leht’ mu kon i martum?

T: Jo, po!!! 🤣🤣🤣” është biseda e bërë mes tyre.

E nga përgjigja e Traklës… do të frikësohet më shumë Getoari!/Lajmi.net/