21.08.2018

Fitojnë më shumë se partnerët e tyre

12 Mars 2018

Edhe pse duket që meshkujt dominojnë, prapë janë femrat ato që mbretërojnë botën.

Mirëpo, ndodh shpesh që ato mos të marrin meritat dhe pagesat e duhura. Mirëpo, gjatë vitit 2018 kjo ka ndryshuar, prandaj ju prezantojmë listën e çifteve tek të cilat damat fitojnë shumë më shumë se partnerët e tyre.

Kim Kardashian dhe Kanye West janë në maje të çifteve të famshëm, por edhe përkundër angazhimit muzikor dhe në modë të reperit, prapë biznesi i gruas së tij të famshme është ai që ju sjell më shumë se 30 milionë dollarë në vit. Kjo është gati tri herë më shumë se sa që fiton reperi, fitim ky që sillet në 12 milionë dollarë në vit, transmeton \"Zeri.info\".

Beyonce dhe Jay Z-i janë edhe një tjetër çift i fuqishëm që është shembull se si ndryshon raporti në fitime, sepse Beyonce fiton dyfish më shumë se sa burri i saj. Ndërsa ajo fiton 76 milion dollarë në vit, Jay-Z-i duhet të kënaqet me vetëm 33 milionë.

Jennifer Lopez është në lidhje me bejsbollistin e famshëm Alex Rodriguez, ndërsa ajo fiton dyfish më shumë se ai, respektivisht 27.5 milionë dollarë në vit, në krahasim me 15 milionë sa fiton Alex, përcjell \"Zëri\".

Kylie Jenner dhe Travis Scott, të cilët javë më parë janë bërë prindër, fitojnë 30 milionë dollarë në vit dhe nga kjo shumë, 29.5 milionë i fiton vetëm bukuroshja.

Njëra nga manekinet më të dëshiruara në botë, Gigi Hadid, nga shëtitjet e saj në pistat e modës dhe reklamat e ndryshme, fiton rreth 7 milionë dollarë në vit, derisa i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, fiton vetëm 3.7 milionë. Teknikisht, aktorja Meghan Markle fiton shumë më shumë se sa i fejuari i saj, princi anglez Harry.

Në të vërtetë, ajo për një episod në serinë “Suits”, merr 325 mijë dollarë, derisa princi vetëm 33 mijë dollarë në vit si pagesë ushtarake.

Natyrisht, kjo nuk përfshinë pasurinë e familjes mbretërore angleze dhe 10 milionë dollarët që Harry i trashëgon nga e ëma e saj e ndjerë, Princesha Diana. /ZËRI