18.12.2017

Era nuk po mund t’ia del me fansa por ka një ide

17 Nëntor 2017

Këngëtarja Era Istrefi dihet se ka shumë fansa.

E padyshim që simpatizuesit kanë dëshirë që Era të gjej kohë për ta, e t’ia shoh punimet e artit që ata i bëjnë për të, shkruan lajmi.net.

Por, e keqja në këtë mes është se Era nuk po ka kohë të lirë t’i shoh krejt këto postime të fansave të saj.

Mirëpo, këngëtarja ka dhënë një ide, që t’i sheh vizatimet me fytyrën e saj.

Përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale, Era tha se çdo të premte do e hapë “Fan Art Friday” ku fansat e saj kanë mundësinë që t’i publikojnë artin e tyre, duke e shkruar me hashtag  #fanartera.