18.07.2018

Emily Ratajkowski promovon linjën e re të të brendshmeve

17 Mars 2018

Është një ndër femrat më të bukura në botë dhe veçanërisht në ekspozimin e linjës së brendshmeve.

Bëhet fjalë për supermodelen Emily Ratajkowski, e cila këtë të premte ka anonçuar edhe linjën e saj të të brendshmeve, Inamorata, duke publikuar foto mjaft provokuese.

26 vjeçarja shfaqet përpara pasqyrës topless, ndërsa ka preferuar që gjoksin ta mbulojë me duar.

Supermodelja pak javë më parë shokoi mbarë botën kur zbuloi se i kishtë dhënë fund beqarisë dhe ishte martuar në fshehtësi me Sebastian Bear-McClard.