16.12.2018

Elvana Gjata largohet nga Shqipëria

6 Tetor 2018

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata është larguar dje nga Shqipëria.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ në Neës24 se dje Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.

“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala, transmeton Lapsi.al

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qe