24.10.2018

Dua Lipa surprizohet nga këta persona në Las Vegas

28 Shtator 2018

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbrëmë ka qenë prezente në Las Vegas.

Ajo kishte dy arsye përse ishte atje, ku pas lojës me golf do të performonte para një publiku të madh, shkruan lajmi.net.

Dhe tani, ajo ndau me ndjekësit një fotografi në Instagram e cila tregon se është surprizuar nga miqtë e saj. “Electricity, prej miqve të mi në Milk Bar”, shkruan ajo ku është surprizuar me një tortë që në mbishkrim kishte emrin e këngës së re të artistes.

Dua nuk ndalet së performuari në vende të ndryshme të botës e që së fundmi u nominua edhe në ‘American Music Awards’.

‘Electricity’ tashmë numëron mbi 27 milionë klikime në kanalin zyrtar, Youtube./Lajmi.net/