18.12.2017

Dua Lipa përsëri na bën krenarë

5 Dhjetor 2017

Këngëtarja e njohur Dua Lipa edhe njëherë ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Ajo çdo ditë po shënon nga një sukses të ri. Suksesi i fundit i Duas është pikërisht me këngën “New Rules” e cila nga Spotify është renditur e para si kënga më e dëgjuar për vitin 2017. Dua ka lënë prapa Beyonce dhe Taylor Swift.

“New Rules” është transmetuar 464 milionë herë në mbarë botën.

Gjithashtu kjo këngë edhe në Billboard Hot 100 radhitet e 15-ta.

Në këtë listë kohë më parë, ishte radhitur edhe Rita Ora në vendin e tretë me projektin “Black Widow” në bashkëpunim me Iggy Azalea.