25.04.2019

Dua Lipa merr dy çmime në “Grammy”

11 Shkurt 2019

Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar edhe çmimin e dytë prestigjioz “Grammy” në kategorinë Artisti i ri më i mirë.

Ky është çmimi i dytë “Grammy” në karrierën e këngëtares 23-vjeçare.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.