20.07.2018

Dua dhe Isaac më nuk fshihen! Këtë video ia publikoi ajo

10 Korrik 2018

Është e re në moshë, por sukseset që ka shënuar në industrinë e muzikës janë të panumërta.

Krahas jetës profesionale, Dua Lipa komentohet edhe për jetën private, saktësisht romancat e saj, shkruan lajmi.net.

Ndarja me Paul Klein dhe ribashkimi me ishin e saj, Isaac Carew mori vëmendjen edhe të medieve botërore.

Tashmë Dua dhe Isaac nuk fshihen në publik, këngëtarja i publikoi atij një video me të cilën tregonte se si e priste për të darkuar së bashku.

Kujtojmë që projekti i fundit i Duas është “One Kiss” në bashkëpunim me Dj e njohur, Calvin Harris. /Lajmi.net/