23.10.2017

Despacito vjen si instrumental me çifteli (Video)

13 Tetor 2017

Kënga latine Despacito e interpretuar nga Luis Fonsi ft. Daddy Yankee që ka shënuar rekorde klikimesh në mbarë botën, mbi 4 miliardë, vjen në versionin instrumental me instrumentin tradicional shqiptar, çifteli.

Kjo instrumentale  është realizuar nga mjeshtri i këtij instrumenti, Fatmit Makolli, me orkestrim të Ethnomusic, derisa spoti është realizuar nga Redmediaks.

Instrumentali shoqërohet me vallëzimin latin nga grupi Art Design nga Gjakova.

Instrumentali është lansuar dje në kanalin youtube dhe duket se është mirëpritur./KosovaOnline/