23.09.2018

Del versioni i këngës ‘Shkel’ të Armend Rexhepagiqit i ‘interpretuar’ nga Michael Jackson

12 Janar 2018

‘Shkel’ është një nga hitet e këngëtarit Armend Rexhepagiqit.

E tani, është publikuar një version shumë interesant i kësaj kënge, por, jo i kënduar nga Armendi, por, nga ‘Michael Jackson’, shkruan lajmi.net.

Fjala është për një video, të cilën me shumë profesionalizëm e ka montuar një djal, i quajtur Nim Shabani.

Nimi ka përshtatur komplet këngën e Armendit me një klip të Jackson, por, që në pamje të parë duket shumë origjinale.

Nimi po ashtu njihet edhe për montimin e videos së Ramiz Lladrovcit kur tha ‘Forca e bën fuqinë’, video kjo që bëri bujë në Internet./Lajmi.net/