16.08.2017

Dafina ia 'qet flakën' kuq e zi (Foto)

13 Gusht 2017

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka kohë që po qëndron në Amerikë, për të realizuar ëndrrën e saj të Hollywood-it.

Ajo ka sjellë projektin ‘Four Seasons’ me të cilin debutoi në tregun e huaj, ndërsa tani po punon rreth projekteve të reja, shkruan lajmi.net.

Edhe pse larg Kosovës, Dafina nuk harron kurrsesi motivet kombëtare, ajo së fundi u shfaq e veshur kuq e zi, ndërsa në duar mbante një çakmak i cili ishte me flamur kombëtar shqiptar.

“Ja qesim flaken, E kallem krejt dmth” ka shkruar këngëtarja sipër fotos, duke u sqaruar se çfarë do të thotë edhe në anglisht kjo fjalë./Lajmi.net/