25.06.2017

Caitlyn Jenner e ka zemëruar keq Kris

21 Prill 2017

Cailtyn Jenner para pak kohës ka publikuar një libër me kujtime, ku ka rrëfyer mjaft nga koha kur ishte Bruce, por duket se Kris nuk është shumë e lumtur për këtë.

Në një video të re në Keeping up with the Kardashians të publikuar nga E!, 61-vjeçarja thotë se gjithçka që është thënë në libër për lidhjen e tyre është e sajuar.

Ajo i rrëfen vajzave të saj Kim dhe Khloe se ka lexuar një dorëshkrim të librit dhe e vetmja gjë e vërtetë që Caitlyn 67 vjeç ka thënë për të është se ishte mjaft sociale.

“Nuk ka kuptim asgjë nga ato. Gjithçka që ka thënë është e sajuar. Pse në çdo gjë Kris duhet të jetë e përdalë?”, shprehet Kris mjaft e revoltuar.Në librin e saj “Sekretet e jetës sime”, Caitlyn këmbëngul se ka qënë transparente për gjininë e saj, por Kris e mohon.

“Gjithçka që është në libër, Kris i dinte. Madje para se të bëja dashuri me të”, ka shkruar Caitlyn. Por duket se Kris është mjaft e lënduar nga këto deklarata pasi është përpjekur shumë të kuptojë dhe sigurojë lidhjen e saj me Caitlyn.

“Nuk bëra asgjë vetëm se hapa shtëpinë dhe zemrën time një personi që nuke meriton. Nuk kam qënë kurrë kaq e inatosur dhe e zhgënjyer me dikë në të gjithë jetën time”, thotë Kris.