22.11.2017

Bukuroshja kroate i provokon keq italianët: Ejani te shtëpia ime, e shikojmë bashkë Kroacinë në Botëror

14 Nëntor 2017

Modelja kroate, Nina Moric, i ka provokuar rëndë italianët, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së dytë të fazës “play off” me Suedinë, që përfundoi 0-0, duke lënë jashtë Botërorit “të kaltrit”.

Modelja me origjinë kroate, e natyralizuar italiane, bëri një postim në rrjetat sociale, ku shkruante: “Mos u dëshpëroni, jeni të gjithë të ftuar në shtëpinë time për të ndjekur Kroacinë në Botëror!”

Një koment që nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve italianë./Express/