25.06.2017

Binjakët në modë

18 Qershor 2017

Ylli amerikan i popit, Beyonce ka sjellë në jetë një çift binjakësh, sipas asaj që njoftojnë mediet amerikane.

“Entertainment Weekly”, “Us Weekly” dhe revista “People” konfirmuan lajmin, por data se kur kanë lindur binjakët, apo gjinia e tyre ende nuk është bërë publike.

Beyonce, e cila është e martuar me reperin Jay Z, njoftoi se ishte shtatzënë përmes një fotoje në “Instagram” gjatë muajit shkurt, duke regjistruar atë që konsiderohet si fotoja më e pëlqyer në historinë e këtij rrjeti social.

Çifti i këngëtarëve kanë edhe një vajzë, Blue Ivy, tashmë 5 vjeç. Megjithatë, nga Beyonce dhe Jay Z ende nuk ka një konfirmim të këtyre raportimeve mediatike.