24.10.2017

Beyonce dhe Jay Z mirëpresin binjakët e porsalindur (Foto)

18 Qershor 2017

Sipas raportimeve të medieve të huaja, çifit Beyonce dhe Jay Z kanë mirëpritur binjakët.

Ata thuhet se kanë filluar ta shpërndajnë lajmin e ardhjes në jetë të binjakëve edhe tek familjet dhe miqt e afërt, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Binjakët janë bashkuar me motrën e madhe Blue Ivy, e cila ka mbushur pesë vite.

Një burim i tha revistës People: “Bey dhe Jay janë të kënaqur dhe kanë filluar të ndajnë lajmin me familjen dhe miqtë më të ngushtë”.

Burime të shumëfishta gjithashtu konfirmuan lajmin e lumtur për Us Weekly.

Megjithatë E!, njoftoi dje se një grua ishte parë me balona për një vajzë dhe një djalë në një spital të LA dhe një kartë që lexonte “B & J”./lajmi.net/