22.05.2018

Bebe Rexha në top 5 të Billboard Hot 100

13 Mars 2018

Për herë të parë këngëtarja shqiptare ka arritur të vendoset në top 5 të Billboard Hot 100.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën e cila në rrjetin social Instagram e ka bërë me dije lajmin.

Është kënga e saj ‘Meant to Be’, e cila nga vendi i 7-të ka kaluar në vendin e 5-të.

Një gjë të tillë vetë Bebe e ka të pamundur ta besojë, ndaj edhe krah fotos së publikuar shkruan: “E pamundur!”.