16.12.2018

Bebe Rexha i gëzohet edhe një suksesi tjetër

8 Gusht 2018

Bebe Rexha vazhdon të dëshmojë çdo ditë e më shumë se është një nga artistet më të suksesshme shqiptare.

Muaj më parë ajo lansoi albumin e ri “Expectations”, i cili u prit tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi net.

Ajo po ashtu këngës “I’m a mess” ia ka bashkangjitur edhe videoklipin ku ndau një përvojë të veçantë me të gjithë fansat e saj, që mbase më herët nuk e dinit.

Projekti i ri i Bebës po pëlqehet tejet shumë sa që po kryeson top listat në vendet e botës, e cila së fundmi është renditur në vendin e 42-të.

Në kanalin zyrtar Youtube, Rexha numëron afro 40 milionë ndjekës. /Lajmi.net/