22.11.2017

Alketa dhe Vera sërish bashkë...ja programi që do nisin në shkurt!

13 Nëntor 2017

Muaji shkurt do të sjellë për të gjithë publikun shqiptar një format të ri në Tv Klan.

Me produksionin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, këtë herë programi i ri do të ketë në fokus fëmijë. Por jo fëmijë të zakonshëm... “Chi ha incastrato Peter Pan” është një produksion televiziv mjaft i suksesshëm italian, prodhim i kompanisë së famshme Endemol, që është transmetuar në më shumë se 20 vende të botës.

Lajmin se në muajin shkurt programi i ri do të vijë edhe në Tv Klan, Alketa e dha mbrëmjen e sotme në DWM: “Jam shumë e lumtur që në muajin shkurt do të nisim në Tv Klan një program të ri.

Është një format shumë interesant, sepse ka në fokus fëmijë. Për më shumë, do t’ju lajmërojmë javën e ardhshme, kur do të shpallim edhe datën zyrtare kur do të nisin audicionet”, – tha Alketa për formatin e ri. Jo vetëm sepse në fokus janë fëmijë me aftësi jo të zakonshme, por edhe sepse pjesë e tij do të bëhen emra të njohur të fushave të rëndësishme që do të “sfidohen” nga të vegjlit, pritet që edhe për sezonin e ri Tv Klan të sigurojë shikueshmërinë maksimale me prodhimet e reja.

“Chi ha incastrato Peter Pan” në Itali është transmetuar për 5 edicione në Canale 5, nën drejtimin e Paolo Bonolis e Luca Laurenti, (1999, 2000, 2009, 2010) dhe pas disa vitesh pushim, këtë vit u kthye sërish.