18.12.2017

Alban Skënderaj shpallet “Artisti më i mirë shqiptar”

18 Nëntor 2017

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve "BAMA Awards".

Të pranishëm në këtë event ishin emra të shquar nga bota e artit dhe muzikës nga e mbarë bota, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në “MTV EMA”, edhe në këtë ceremoni këngëtarët shqiptarë dolën fitues duke rrëmbyer disa çmime për të cilat padyshim se të gjithëve na bëjnë krenarë.

Ishte këngëtari Ardian Bujupi ai i cili përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se në “BAMA Awards” është shpallur “Artisti i ri më i mirë në Ballkan”.

Por, përveç tij është edhe një tjetër këngëtar që rrëmbeu çmim në këtë ceremoni dhe ai është Alban Skënderaj i cili u shpërblye me çmimin “Artisti më i mirë shqiptar”.

Përmes rrjeteve sociale, Albani ka njoftuar për çmimin dhe ka falënderuar organizatorët e eventit që i dhanë mundësinë të takohet me emra të njohur nga e mbarë bota.

“Faleminderit BAMA Awards dhe DAF Entertainment ne Hamburg per kete cmim dhe kete eksperience ndryshe e cila me mundesoi te takohem me njerez e artiste nga e gjithe bota./Lajmi.net/