20.11.2018

Aktori i njohur pëson aksident të rëndë, ja gjendja e tij (Foto)

14 Prill 2018

Aktori i njohur Will Ferrell është përfshirë në një aksident me makinë të enjtën në Kaliforni.

Ferrell, 50 vjeç ishte përfshirë në një aksident me dy automobila  në mbrëmjen e të enjtes, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Aktori dhe tre pasagjerët e tjerë që gjendeshin në makinë, u dërguan në spital, kurse Ferrell pësoi lëndime të lehta, por është liruar në shtëpi sipas People.

Ferrell është i njohur më së shumti për rolet si “Burgorgin” dhe karakteret e tjera të “Saturday Night Live”, ndërsa thuhej se po kthehej pikërisht nga ai event kur ndodhi aksidenti.