21.09.2018

Adelina Ismaili nis pushimet me motrat, sjell pamjet

10 Korrik 2018

Adelina Ismaili është emër shumë i dashur për publikun dhe me vite të tëra solli shumë hite në estradë.

Pas një pauze të gjatë nga ky profesion, këngëtarja është rikthyer me projektin “T’iqja”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja njihet për afërsinë që ka me motrat e saj, këtë gjë e ka dëshmuar shumë herë, e njësoj edhe sv fundi.

Ajo ka filluar pushimet verore bashkë me dy motrat e saj, Emën dhe Zanfinën, me të cilat publikoi një foto nga pishina.

Kujtojmë që “T’iqja” e lansuar gjatë muajit maj, ka marrë mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/