18.12.2017

A ua kaloj me pamje të gjithë rep skenës ky reper?!

6 Dhjetor 2017

Veç shumë emrave të njohur për talentin e tyre, rep skena shqiptare njihet edhe për meshkujt mjaft me stil dhe të pashëm.

Kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe një artist i ri që veç muzikës që krijon në sy ra edhe për pamjen e stilin e tij të veçantë, shkruan GazetaExpress.

Bëhet fjalër për artistin Diamond, i cili pas publikimit të projektit të tij “Diamond”, ku protagonist të videoklipit pati reperin 2Ton, u përfol edhe për pamjen e tij madje për fizikun e tij ai u quajt edhe si “arab”.

Me pamjen e tij artisti komplekson edhe shumë nga meshkujt që për vite me radhë kanë mbajtur primatin e më të pashmëve të skenës.

Ndryshe “Baby jem” mban titullin kënga më e re e tij, e cila na sjell një “love story” në këto ditë të ftohta./GazetaExpress/