24.08.2019

Zbulohet ujë në Mars, provë që atje mund të ketë jetë (FOTO)

25 Korrik 2018

Një liqen nëntokësor është zbuluar në Mars dhe kjo paraqet një ndër provat që në këtë planet mund të jetojnë qenie të gjalla, transmeton gazetametro.net.

Rezervuari, i cili është diku rreth 12 kilometra dhe gjendet 1.6 kilometra nën tokë, është zbuluar nga shkenctarët të cilët kanë përdorur një radar për të kuptuar më shumë rreth polit jugor të planetit.

Ky zbulim përbën provën e parë të ujit në Mars dhe shkencarët besojnë se ka shumë mundësi që atje të zhvillohet jeta.

Ekspertët kanë thënë se ky zbulim i mrekullueshëm na dhuron neve provën e parë të jetës jashtë Tokës, dhe do të shërbej si target në misionet e radhës në planetin e kuq.

Liqeni nëntokësor është zbuluar nga shkenctarët e Institutit nacional të Italisë për astrofizikë (INAF) në Romë.

Pas këtij zbulimi një inxhinier i hapësirës në Universitetin e Sydney’t, Warwick Holmes, ka thënë se gjatë operacioneve të ardhshme do të punohet shumë për të mësuar rreth këtij liqeni.

"Kjo është mundësia jonë më e mirë për të zbuluar jetë në një planet tjetër të sistemit diellor’, ka thënë ai.

Kujtojmë se edhe më herët shkenctarët kanë pretenduar se në planetin Mars mund të ketë jetë. Mirëpo deri te zbulimi i këtij liqeni nëntokësor, nuk ka pasur ndonjë provë të mëhershme./gazetametro.net/