20.07.2018

Vendi që njihet si ”qendra e universit”

2 Korrik 2018

Bota jonë është e mbushur me gjëra të pashpjegueshme. Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën për të shpjeguar jetën dhe botën duke përdorur shkencën moderne.

Eh ky vend, i quajtur “Qendra e Universit”, ndodhet në kategorinë e gjërave të pashpjegueshme.

Në shikim të parë nuk duket diçka i veçantë, thjeshtë një rreth i zakonshëm.

Megjithatë, duke qëndruar në mes të tij dhe duke bërë një tingull, do të duket sikur tingulli reflektohet prapa dhe e dëgjoni atë në të gjitha drejtimet.

Rrethi i betonit i rrethuar nga tullat duket sikur vepron si një kon misterioz në heshtje, pasi askush jashtë tij nuk mund t’i dëgjojë tingujt që bëhen brenda.

Vetëm personi në mes mund ta dëgjojë zërin që reflektohet prapa tek ai. Ky rreth misterioz ndodhet në Tulsa, Oklahoma, SHBA.