16.12.2018

Trafiku në Kinë gjatë festave (Foto)

22 Shkurt 2018

Më shumë se 10 000 makina ngecën në trafik në Kinë gjatë kësaj jave. Mbi 50 000 persona ishin në pritje për t’u larguar nga ishulli Hainan, pasi festuan Vitin e Ri kinez, një festë që zgjat plot 7 ditë.

Sipas “Sina”, vargu i makinave arriti deri në 10 kilometra.

Brenda një jave, rreth 5 milionë persona shkuan në ishullin me diell Hainan, që është pothuajse sa Belgjika. Por, kur po ktheheshin, smogu bëri që të ngecnin në trafik, pasi barkat nuk funksiononin normalisht.