19.08.2018

Torta me figura kafshësh (Foto)

21 Janar 2018

Një grua nga Londra përdor fotot e kafshëve shtëpiake të klientëve të saj për të bërë torta me këto kafshë dhe që janë tërësisht të ngrënshme.

35-vjeçarja Hannah Edëards, e cila ka një dyqan me emrin “The Cake Illusionist” (Iluzionistja e tortave), është bërë shumë e famshme falë punëve të saj dhe sot udhëton nëpër botë për t’i mësuar njerëzve skulpturat nëpër torta.

“Për ditëlindjen e parë të djalit tim bëra një tortë me luan. Nuk mu duk ndonjë gjë e madhe, por miqtë e pëlqyen shumë dhe nisën të më sillnin porosi për të bërë torta me kafshët e tyre shtëpiake. Me kalimin e kohës jam përmirësuar shumë”, shprehet Edëards për “Daily Mail”.