18.12.2017

Toka nga dritarja e avionit (Foto)

6 Gusht 2017

Ti biesh globit anë e mbanë për biznes mund të duket tërheqëse, por realiteti tregon se është mahnitëse të shohësh përtej dritares së avionit.

Është një ndjenjë që ata që udhëtojnë për punë rreth gjithë botës nuk e vënë re, përfshi dhe punonjësen e Adobe, Julieanne Kost. “Kur udhëton shumë për biznes të gjithë thonë se është e mahnitëshme pasi do të shkosh në gjithë ato vende. Por pjesën më të madhe të kohës ti je në hotel, taksi apo qendër konferencash.

Por për Kost fakti që u ul në kolltukun pranë dritares së aeroplanit i dha asaj frymëzimin më të madh. Ajo nisi të krijonte me foto projektin “Window Seat” ku ka dokumentuar se si duket toka nga lart.