28.05.2017

Telefoni nuk ishte i Hitlerit

27 Shkurt 2017

Telefoni që mendohet se është përdorur nga Adolf Hitler për të dhënë urdhërat e tij, dhe që u shit një javë më parë në ankand, nuk është i vërtetë.

Telefoni origjinal ishte i zi, por më pas u lye me të kuqe, dhe kishte të gdhendur emrin e Hitlerit. Ai u gjet në bunkerin e liderit nazist në Berlin më 1945, pas disfatës së tij.

Telefoni Siemens, me simbolet naziste të Rajhut të Tretë, iu dhurua Hitlerit nga oficerët e Vermhatit, forcave të armatosura gjermane, më 1943.

Por Frank Gnegal, kreu i Koleksionit në Muzeun e Komunikimit në Frankfurt ka thënë për gazetën Frankfurter Allegmeine se ai që u shit në ankad është i rremë.

“Telefoni aktual është prodhuar nga Siemens & Halske, por pajisja ka ardhur nga një telefon anglez”, ka thënë Gnegal.

Gnegal, i cili është përgjegjës për një nga koleksionit më të rëndësishme të historisë së telefonëve në Europë thekson “thjeshtësinë” e ndërtimit të telefonit.

“Siemens do të kishte ndërtuar një telefon nga plastika e kuqe, dhe jo një lyerje joprofesionale mbi një telefon të zi. Gjithçka që kishte të bënte me Hitlerin, prodhohej me cilësi të lartë, kështu që pse një telefon i gdhendur thjesht duhej të lyhej”, shton më tej Frank.

Telefoni u shit para një jave në një ankand për 243 mijë dollarë dhe blerësi ishte anonim.