16.08.2017

Tato e pazakonshme e tifozit kuqezi (Foto)

10 Gusht 2017

Një anëtar i grupit të Tifozave Kuqezi ka skalitur në trupin e tij një tato të pazakontë.

Tifozi Lekë Dobruna ka bërë tato në pjesën e pasme të këmbës pamje nga momenti kur kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana kacafytet me huliganin serb në fushën e futbollit në Beograd.

Tatuja e tij është publikuar në facebook të TKZ me përshkrimin “Tattoo e anëtarit të TKZ-së (Lekë Dobruna) me kapitenin tonë legjendar, duke “zbutur” fytyrën e shkaut”.

Ndryshe, ndeshja për kualifikuese për Euro 2016 që u luajt me 15 tetor 2014 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin e Partizanit në Beograd u ndërpre pas incidenteve, për çka ekipi serb u dënua nga CAS me 3:0 në favor të  Shqipërisë./KosovaOnline/