19.10.2019

Suedia do t’i paguajë gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat

28 Shkurt 2019

Shteti suedez ka miratuar një ligj, me anë të së cilit gjyshërit do të paguhen nëse përkujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre, trasnmeton Gazeta Metro.

Dalarni dhe Stokholmi, kryeqyteti suedez, janë dy vendet ku do aplikohet fillimisht programi pilot.  Programi do aplikohet  tek 1000 familje dhe në gjashtë muaj synohet të përhapet edhe në qytete të tjera. Rroga bazë do të jetë rreth 700 euro, por mund të ketë dhe përfiteme ekstra.

Qëllimi i këtij programi është të përmirësojë nivelin e punësimit në vend, pasi shumë nëna të reja shkëputen për periudha të gjata nga puna pas lindjes për t’u përkujdesur për fëmijët, ndërsa shumë të tjera nuk punojnë të qeta dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në rezultatin e punës.