24.10.2018

Statuja më e lartë në botë, drejt përfundimit

28 Gusht 2018

Statuja më e lartë në botë ka marrë formë dhe është drejt përfundimit.

Kjo statujë paraqet figurën e udhëheqësit të pavarësisë indiane, Sardar Vallabhbhai Patel, e cila do të jetë e gjatë  182 metra.

Kur të përfundojë komplet kjo statujë do të jetë sa dyfishi i lartësisë së Statujës së Lirisë dhe 100 metra më e lartë se statuja që mban rekordin tani, një statujë budizmi në Kinë.

Projekti i ndërtimit të saj ka kushtuar 226 milionë dollarë, përfshirë edhe pagat e 3000 punëtorëve në 5 vite punë për krijimin e saj.